E nis furishëm Kosova, Jashari i jep epërsinë dardanëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

U deshën vetëm pesë minuta lojë në “Fadil Vokrri” që Kosova të kalojë në epërsi ndaj Lituanisë. Sulmuesi i krahut Muharrem Jashari realizoi në minutën e pestë të ndeshjes. Asistues i golit ishte qendërsulmuesi Vedat Muriqi.

Ka nisur ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, sfidë kjo e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshke njëherësh shënon edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, derisa fitorja është synimi i vetëm, raporton KosovaPress.

Trajneri Franco Foda është detyruar të bëjë disa ndryshime në formacioni startues për shkak të disa mungesa thelbësore siç janë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova. Madje, për dallim nga ndeshjet tjera, Foda ka ndryshuar edhe skemën e lojën nga 4-2-3-1 në 4-4-1-1. 

Në krye të sulmit, Dardanët udhëhiqen nga Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

https://kosovapress.com/kosove-lituani-formacionet-zyrtare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024