Listat e lojtarëve të Trepçës dhe Pejës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë e serisë së finales së “PlayOff-it” në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Me fillim nga ora 20:00, palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të finales së “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës, raporton KosovaPress.

Për ta siguruar finalen, Trepça e eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në seri, krahas Pejës e cila e eliminoi Yllin duke e mposhtur 3:1 në ndeshje.

Ndeshja e parë e serisë së finaleve do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa cilado skuadër që regjistron tre fitore e para shpallet kampione e Kosovës.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga të dy klubet për ndeshjen e sotme.

KB Trepça (Jamel Artis, Ken Brown, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Musab Malaj, Andrew Gordon, Will Daniels, Amin Hot, Drilon Hajrizi, Valdrin Haxhiu, Blend Mehana dhe Rinol Gashi)

KB Peja (Brad Waldow, Jalen Tate, Arti Hajdari, Alban Veseli, Marvis Jefferson, Larry Thomas, Devoe Joseph, Samir Zekiqi, Albin Berisha, Arian Qallaku, Fatlind Shoshaj dhe Ermal Bojku)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024