Lista e zgjeruar e Kombëtarës së Kosovës në hendboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lista e zgjeruar e Kombëtarës së Kosovës në hendboll
Hendbolkl
11/03/2026 - 11:50
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kosovës Jesper Ostlund, ka shpallur sot, më 11 mars 2026, listën e zgjeruar të lojtarëve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror në Hendboll 2027, kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshja e parë zhvillohet më 19 mars në ora 20:00 në Tuzla, ndërsa ndeshja e kthimit është më 22 mars në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Ostlund ka ftuar 21 lojtarë për përgatitjet e këtyre sfidave, ku për herë të parë do të debutojë portieri i Besa Famgas, Olt Kabashi. Po ashtu, në Kombëtare rikthehen emra të njohur si kapiteni Valon Dedaj, zëvendës-kapiteni Kastriot Jupa, si dhe Shaban Zogaj, Olsi Mulaj, Arbios Mushkolaj, Suad Pajaziti, Jon Muqolli dhe Muhamet Durmishi.

Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 mars, ndërsa udhëtimi për në Bosnjë-Hercegovinë është planifikuar për 18 mars.

Në raundin e parë kualifikues, Kosova kishte kaluar Britanin e Madhe, duke fituar në të dy ndeshjet. Nëse kalon edhe Bosnjë-Hercegovinën, Kombëtarja do të përballet në raundin e tretë kualifikues me Ishujt Faroe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026