Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajit
Liria23
23/05/2026 - 18:35
Linku u kopjua

Liria e Prizrenit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Dinamos së Ferizajit duke triumfuar me rezultat të thellë 1-5 dhe duke siguruar vendin në play-off për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi zhvilloi një paraqitje dominuese, duke e zgjidhur ndeshjen praktikisht që në pjesën e parë dhe duke mos i lënë shumë hapësirë vendasve për reagim.

Liria e nisi furishëm ndeshjen, me Dijar Nikqin që hapi serinë e golave. Më pas, qendërmbrojtësi Muhamed Useini dyfishoi epërsinë, duke e vënë ndeshjen nën kontroll të plotë për prizrenasit.

Në vazhdim, Albion Kurtaj realizoi një gol të bukur për 0-3, duke e thelluar edhe më shumë avantazhin. Nikqi u rikthye sërish në skenë me golin e katërt, ndërsa Vigan Ademi vulosi shifrat në 1-5 për mysafirët.

Goli i vetëm për Dinamo Ferizajin erdhi nga kapiteni Enhar Cakolli, pas një penalltie të humbur nga Sokol Kiqina, duke shënuar golin e nderit për vendasit.

Me këtë fitore, Liria e Prizrenit e mbyll kampionatin në Ligën e Parë në pozitën e tretë dhe siguron play-offin. Ajo do të përballet me vendin e katërt, Dinamo Ferizajin, për një vend në finalen e barazhit, ku më pas fituesi do të sfidojë ekipin e vendit të tetë të Superligës së Kosovës për një biletë në elitë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026