Sonte çerekfinalja e play off-it Sigal Prishtina - Kb Bora
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte çerekfinalja e play off-it Sigal Prishtina - Kb Bora
New Project - 2026-04-16T143809.803
16/04/2026 - 17:44
Linku u kopjua

Sonte në Prishtinë vëmendja e basketbollit vendor zhvendoset te çerekfinalja e dytë e Play-off-it në ProCredit Superligë, ku Sigal Prishtina dhe Bora do të ballafaqohen për lavdinë e kryeqytetit.

Skuadra e Borës hyn në këtë përballje me një avantazh psikologjik dhe sportiv, pasi udhëheq serinë e çerekfinaleve 1-0. Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 12 prill, Bora tregoi dominim total duke e mposhtur Sigal Prishtinën me një rezultat bindës 105-67.

Ndeshja, e cila nis në orën 19:30, pritet të jetë një duel mjaft interesant dhe vendimtar për ecurinë e mëtutjeshme drejt titullit kampion.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026