Ligji për KPM, Rohde e Szunyog: Kuvendi dështoi në inkorporimin e rekomandimeve të BE-së
Lexohet për: 2 min.
Kuvendi i Kosovës 102022
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog kanë shprehur keqardhje pas miratimit të Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke thënë se Kuvendi i Kosovës me këtë ka injoruar rekomandimet paraprake të BE-së.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes së BE-së dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet BE. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar...”, ka shkruar Rohde në një status në X.

Ndërsa, ambasadori i BE-së ka thënë se Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Ligji për KPM, OSBE: Ka implikime të mundshme për lirinë e shprehjes • KosovaPress

“Në fund të fundit, ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ato kanë të bëjnë me sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t'i trajtojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet e BE-së dhe evropiane”, ka shkruar Szunyog në rrjetin X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024