Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan mbrëmjen e sotme përballë Ukrainës në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e fundit në grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Ndeshja ka nisur me një atmosferë elektrizuese të dhuruar nga tifozët në shkallët e stadiumit pas këndimit të himneve kombëtare.
Ndërsa trajneri i Ukrainës, Serhiy Rebrov ka zbritur në fushën e lojës me formacionin Trubin; Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konopia; Kaliuzhnyi; Mudryk, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak; Yaremchuk.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, teksa miqtë kaluan në avantazh me anë të Zinchenko, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndali topin në rrjetë.Në minutën e 18-të mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.
Në të 25-ën Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.
Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Uzuni u shfaq menjëherë rrezikshëm por topi që kishte kaluar portierin largohet nga njëri prej mbrojtësve.
Në të 50-ën Ernest Muçi i pafat u dëmtua dhe la fushën e lojës, Arbër Hoxha u aktivizua në vendin e tij.
Në minutën e 62-të Arlind Ajeti provon supergolin nga jashtë zone. Gjuajtja e fortë e mbrojtësit, ndalet me vështirësi nga portieri Trubin.
Në minutën e 75-të Shqipëria shënoi me Bajramin nga penalltia, e cila u fitua nga Uzuni.
Vendi i parë në grup do ta ngjiste Kombëtaren në Ligën A dhe do të mbante gjallë shpresat që të jetë pjesë e play off të Botërorit 2026 në bazë të renditjes së përgjithshme.
Nëse Kombëtarja zë vendin e dytë do të ishte pjesë e play off për ngjitje në Ligën A. Në anën tjetër humbja me Ukrainën do të zbriste Shqipërinë në Ligën C. Në këtë grup të vështirë çdo skenar është i mundshëm./ATSh