Mbledhja Kosovë-Maqedoni e Veriut, Hoxhaj me kërkesa për qeverinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Hoxhaj-191024
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Derisa në Prishtinë po zhvillohet mbledhja ndërqeveritare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka ngritur shqetësime për qasjen e ekzekutivit maqedonas ndaj “Marrëveshjes së Ohrit dhe cenimit të gjuhës shqipe”.

Ai, gjithashtu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë për arrestimet e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka ngritur shqetësime për cenimin e gjuhës shqipe në MV.

“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj.

Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti. Diskutimi për të vjen pasi në pushtet atje ka ardhur VMRO-DPMNE, e cila ishte kundër këtij ligji.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.

Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

Hoxhaj ka kritikuar, gjithashtu, edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për “përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisarit” që, siç a shkruar ai, është konsideruar si themeli i pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj e ka vlerësuar këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.

https://kosovapress.com/ali-ahmeti-kerkon-veprime-qeveria-e-kosoves-mos-te-heshte-per-shqiptaret-ne-mv

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025