​Kabineti Kurti miraton dy nisma para mbledhjes me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kabineti qeveritar i kryeministrit Albin Kurti ka miratuar sot dy nisma, një ditë para mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedoninë së Veriut në Prishtinë.

Në mbledhjen elektronike të kabinetit Kurti është miratuar Nisma për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për implementimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë - Jazhincë.

Nisma e dytë e miratuar nga kabineti qeveritar ka të bëjë mbi lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, në sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024