Licencohen edhe Federata e Volejbollit dhe e Atletikës
Lexohet për: 1 min.
2-Licencohen
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të licencimeve të federatave vendore sportive, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përveç FBK-së ka licencuar sot edhe Federatën e Volejbollit dhe atë të Atletikës.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave, raporton KosovaPress.

Çeku nënshkroi dhe dorëzoi zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025