Liberalizimi, biznesmeni Kelmendi ngre alarmin për ulje të konsumit dhe ikje të punëtorëve
Lexohet për: 2 min.
kelmendi-030124
1 vit më parë
Linku u kopjua

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ngre alarmin se me liberalizimin e vizave nga ky muaj shumë qytetarë do të ikin nga vendi dhe pretendimet e tij janë që do të krijohet një vakum në shoqërinë tonë. Kelmendi përmend dy çështje elementare që do të kenë impakt nga liberalizimi i vizave. Ai përmend se do të ketë ulje të prodhimit, duke filluar me bukën e përditshme për qytetarët.

Përveç kësaj pronari i Elkos Group, Ramiz Kelmendi thotë se nga ky muaj bizneset do të vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

Afaristi Kelmendi në një intervistë për KosovaPress fajëson qeverinë për ikjen e të rinjve nga vendi, sipas tij është një dështim politik që duhet të turpërohen të gjithë.

Si biznesmen, Kelmendi shprehet i shqetësuar edhe me mungesën e komunikimit me institucionet shtetërore, derisa shton se shteti nuk ka ofruar as mbështetje për këtë sektor.

Ai iu bënë thirrje institucioneve shtetërore që të ndryshojnë qasjen ndaj bizneseve.

Ai konsideron se shteti duhet të përmirësojë politikat e të bërit biznes në mënyrë që të vijnë sa më shumë investitorë të huaj në vend.

I pyetur nëse kanë pasur probleme me import dhe eksport, Kelmendi thotë se problemet janë të shumta, mirëpo dëgjueshmëria e tyre nga institucionet përgjegjëse është e vogël.

"Në mënyrë që të rritet prodhimtaria, duhet institucionet t’i dëgjojnë kërkesat tona", deklaron Kelmendi për KosovaPress.

Kelmendi thotë se derisa s’ka rritje ekonomike, nuk mund të ketë as rritje të numrit të punëtorëve.

Në fund, Kelmendi kërkon nga qeveria që të mos ndërhyjë në të bërit biznes tek bizneset, pasi që sipas tij, kjo po i dëmton ato.

"Në momentin që politika nuk përzihet në ekonomi, gjithmonë bërja e biznesit është e suksesshme", thotë ai./E.Krasniqi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025