Letnicë, më 15 gusht përurohet projekti kulturor kushtuar Dom Mikel Tarabulluzit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Letnicë, më 15 gusht përurohet projekti kulturor kushtuar Dom Mikel Tarabulluzit
13/07/2026 - 20:05
Linku u kopjua
Më 15 gusht do të përurohet në Letnicë të Vitisë projekti kulturor “Dom Mikel Tarabulluzi – Ditë e dijes dhe frymë e trashëgimisë kombëtare”, i kushtuar figurës së mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë.
Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 13:00 dhe synon promovimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe arsimore shqiptare, përmes nderimit të kontributit të Dom Mikel Tarabulluzit në fushën e arsimit.
Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
“Kemi nderin t’ju ftojmë në përurimin e projektit kulturor “Dom Mikel Tarabulluzi – Ditë e dijes dhe frymë e trashëgimisë kombëtare”. Kushtuar figurës së mësuesit të parë shqiptar të dokumentuar në Kosovë dhe promovimit të trashëgimisë sonë kulturore, historike e arsimore”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor, i cili synon të promovojë vlerat e trashëgimisë kombëtare dhe rëndësinë e figurave që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë.
/Kosovapress/