FC Prishtina kërkon falje për sezonin dëshpërues në deklaratën e fundit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FC Prishtina kërkon falje për sezonin dëshpërues në deklaratën e fundit
New Project - 2026-06-03T182435.991
03/06/2026 - 20:28
Linku u kopjua

FC Prishtina ka dalë me një deklaratë pas përfundimit të sezonit 2025/26, ku ka kërkuar falje për rezultatet sportive dhe ka premtuar ndryshime të rëndësishme në klub.

Kryesia e klubit pranoi zhgënjimin e tifozëve, duke theksuar se “borxhi ynë i vetëm mbetet ndaj tifozërisë sonë për rezultatet sportive të këtij edicioni, ndërsa i kërkoi falje Plisave dhe të gjithë mbështetësve të klubit.

Në deklaratë u bë e ditur se ka nisur procesi i riorganizimit të plotë të FC Prishtinës, si dhe puna për realizimin e kompleksit sportiv në Bërnicë, i cilësuar si një projekt strategjik për të ardhmen e klubit.

Klubi gjithashtu theksoi se ka arritur “konsolidim të plotë financiar dhe sot nuk ka asnjë obligim apo borxh ndaj askujt”.

Presidenti Driton Krasniqi bëri të ditur se së shpejti pjesë e klubit do të bëhen “personalitete profesionale dhe akademike, njerëz me integritet dhe karrierë të dëshmuar”, me synimin për ta rikthyer FC Prishtinën në majat e futbollit kosovar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026