Rapid Bukureshti fitoi derbin rumun me CFR Cluj me rezultatin 3-1, pasi Albion Rrahmani bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse. Së pari, kosovari humbi një penallti, por realizo dy gola në pjesën e dytë, derisa asistoi tek goli i tretë.
Pas ndeshjes me CFR Cluj, Albion Rrahmani (23 vjeç) mori vlerësime nga të gjitha anët. Kosovari tashmë ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Rumani dhe është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve, transmeton KosovaPress.
“Një lojtar shumë interesant, shumë i mirë, ka cilësi para portës, është teknik. Ai e kupton lojën, edhe pse është i ri. Lojtar shumë interesant, më pëlqen, mendoj se Rapid do të mbledhë shumë para për të, largohet për 5 milionë euro” , ka thënë Adrian Ilie, përcjell “Fanatik”.
Ndërkohë, ish-sulmuesi i Ballkanit pas ndeshjes deklaroi se synon që të largohet nga Rapidi për të luajtur në njërën nga pesë ligat më të mëdha në futbollin evropian.