LeBron James thyen rekordin e NBA-së
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LeBron James thyen rekordin e NBA-së
image (4)
22/03/2026 - 12:56
Linku u kopjua

LeBron James ka shkruar sërish emrin e tij në librat e historisë, duke u bërë lojtari me më së shumti ndeshje të luajtura në sezonin e rregullt në NBA.

Në moshën 41-vjeçare dhe në sezonin e tij të 23-të, "Mbreti" James regjistroi paraqitjen e tij të 1,612-të në sfidën kundër Orlando Magic, duke parakaluar legjendën Robert Parish.

James vërtetoi se disiplina e tij fizike mbetet e pakrahasueshme, duke e çuar totalin e tij (përfshirë Play-off) në një shifër marramendëse prej 1,904 ndeshjesh.

Për këtë rekord që erdhi "natyrshëm", LeBron u shpreh: "Nuk ishte në listën e gjërave që doja të arrija... por kjo që ka ndodhur vitet e fundit ka qenë super-duper cool."

Edhe Austin Reaves nuk i kursye lëvdatat për mentalitetin e liderit të Lakers, duke thënë: "Nuk mund të ketë gjëra normale që ndodhin në trurin e tij për ta bërë këtë kaq mirë në një nivel kaq të lartë."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026