LDK sot vendos për listën e kandidatëve për deputetë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LDK sot vendos për listën e kandidatëve për deputetë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë pritet të konfirmohen politikat zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Njëkohësisht edhe rikandidimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kryeministër.
Haziri tha se Këshilli i Përgjithshëm është autoriteti përgjegjës për përcaktimin e politikave zgjedhore dhe listës së kandidatëve për deputetë.
“Kjo s’ka të bëjë me asnjë çështje tjetër, pos që sot Këshilli i Përgjithshëm, sot konfirmon politikat zgjedhore të 7 qershorit. Ky është autoriteti përgjegjës i LDK-së. Kryetari i LDK-së sot nominohet për kryeministër, natyrisht dhe vendoset politika e nominimit edhe e listës zgjedhore për 110 burra e gra që kanë me qenë pjesë e garës së përbashkët", tha ai.
Haziri potencoi se "LDK i ka hapur dyert" dhe fton "rugovistët" të bëhen pjesë e listës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.