LDK: Qytetarët të dalin të votojnë, procesi zgjedhor s'ka probleme të theksuara
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK: Qytetarët të dalin të votojnë, procesi zgjedhor s'ka probleme të theksuara
kabashi 070626
07/06/2026 - 14:08
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotme.

Zyrtari i LDK-së, Festim Kabashi, në konferencë për media tha se procesi deri tani po ecën mirë dhe pa probleme serioze.

“Sipas informacioneve që i kemi deri tash, procesi i votimit është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze. Deri tani s’kemi pranuar ndonjë raportim serioz për ndonjë parregullsi të theksuar që mund të cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor... Dalja e qytetarëve deri në këtë orë që po flasim është 15.10 për qind, gjë që tregon për interesimin e qytetarëve për të dalë dhe për të qenë pjesë e këtij procesi vendimmarrës. Me këtë rast duam t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi çdo votë ka rëndësi”, tha ai.

Ai u bëri thirrje edhe partive që udhëheqin me qeverinë në detyrë që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë presion te qytetarët, pasi u pyet për akuzat e kandidatit për deputet nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, se ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po u bën presion qytetarëve të këtij komuniteti.

“I bëjmë thirrje që të kenë kujdes të shtuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces elektoral, në veçanti partitë në pushtet, dhe të mos bëjnë presion te qytetarët”, deklaroi ai./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026