Hamza: Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara, jo përçarja dhe konflikti
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara, jo përçarja dhe konflikti
Bedri Hamza4321
17/05/2026 - 17:36
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, tha se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.

“Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një. Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar”, shkroi Hamza në një postim në Facebook, duke bërë thirrje edhe për një kulturë tjetër politike në vend, duke theksuar se respekti dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për të çuar Kosovën përpara.

“Respekti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë rruga përpara. Jo përçarja, konflikti dhe propaganda”, u shpreh Hamza.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026