LDK mobilizon mërgatën në Zvicër para zgjedhjeve të 7 qershorit
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
LDK mobilizon mërgatën në Zvicër para zgjedhjeve të 7 qershorit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për president nga kjo parti, Vjosa Osmani kanë takuar simpatizant të LDK-së në Cyrih të Zvicrës.
Abdixhiku ka ndarë emocionet nga takimi me bashkatdhetarët në Cyrih, duke e cilësuar atmosferën si një moment që mbetet gjatë në kujtesë.
“Disa gjëra përjetohen. Nuk shpjegohen. Ato mbesin kujtime që të përcjellin gjithë jetën”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai tha se entuziazmi, energjia dhe dashuria e treguar nga mërgata shqiptare në Zvicër përbëjnë një prej momenteve më të veçanta.
“Ky entuziazëm i sotëm në Cyrih, kjo energji, kjo dashuri e kjo shpresë e jashtëzakonshme e bashkëatdhetarëve tanë, ishte pikërisht një prej atyre momenteve”, u shpreh ai.
Në fund, Abdixhiku falënderoi të pranishmit për mbështetjen, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “LDK një herë, LDK gjithëherë”.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.