Kërkesat e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Pejë dhe Lipjan për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut kanë nxitur debat jo vetëm brenda partisë, por edhe mes qytetarëve.
Derisa LDK-ja po përballet me diskutime për të ardhmen e saj politike dhe drejtimin që duhet të marrë pas zgjedhjeve, qytetarët kanë mendime të ndryshme për kreun aktual të partisë. Disa vazhdojnë ta mbështesin Abdixhikun dhe besojnë se ai duhet të vazhdojë ta udhëheqë subjektin, ndërsa të tjerë vlerësojnë se ka ardhur koha për ndryshim në krye të partisë.
“Nuk është galje se ka Lumira mjaft", u shpreh Gashi.
Një qëndrim më kritik pati Sejdi Shala, i cili vlerësoi se në LDK ka figura të tjera me peshë më të madhe politike.Por kritikat më të ashpra erdhën nga ata që besojnë se Abdixhiku nuk arriti t'i përmbushë pritjet që i kishte krijuar kur mori drejtimin e partisë.
Qytetari Omer Halimi thotë se LDK-ja kishte figura më të përgatitura për ta udhëhequr partinë.
Nëse emri i Lumir Abdixhikut po vazhdon të ndajë mendimet brenda dhe jashtë LDK-së, ai i Vjosa Osmanit vazhdon të ngjallë po aq debat.
Për Ragip Gashin, Osmani mbetet figura më e denjë për t’u mbështetur.
Edhe Sejdi Shala kishte vlerësime pozitive për Osmanin.
Në të njëjtën linjë ishte edhe qytetar, Ndrec Shkodra, i cili tha se rikthimi në pozita të larta nuk duhet të jetë i menjëhershëm për ata që janë larguar nga partia.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim...