“La Gazzetta dello Sport” e konfirmon se Lazio ka pasur një ofertë hapëse të refuzuar nga Manchester United për Mason Greenwood, por “Djajtë e Kuq” janë në nxitim për të shitur anësorin anglez, kështu që Claudio Lotito do t'u dërgojë atyre një ultimatum.
Greenwood është shfaqur si objektivi kryesor i transferimeve për klubet e Serie A, Juventus dhe Lazio, por Lazio tashmë ka dërguar një ofertë hapëse për anglezin, raporton KosovaPress.Megjithatë, 22-vjeçari nuk është pjesë e planeve të “Djajve të Kuq” që kur u akuzua për tentativë përdhunimi në vitin 2022. Edhe nëse prokurorët e pushuan çështjen kundër tij vitin e ardhshëm, klubi i Premier Ligës nuk ka ndryshuar qëndrim.
Si United ashtu edhe Lazio fillojnë para-sezonin më 8 korrik, dhe sipas “Gazzettas”, “Djajtë e Kuq” duan të ndajnë shoqërinë me Greenwood përpara kësaj date.
Lazio shpreson se kjo do t'i detyrojë “Djajtë e Kuq” të pranojnë kushtet e tyre, duke qenë se asnjë klub i Premier Ligës nuk është i interesuar për anglezin dhe se Manchester United nuk ka marrë ende oferta nga klube të tjera.
Sipas raportit, Marseille dhe Benfica janë ndër klubet më të interesuara në Greenwood, por ende nuk kanë dërguar një ofertë zyrtare.