Lavrov: Rusia nuk pranon ultimatume e as zgjidhje të përkohshme për Ukrainën
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lavrov: Rusia nuk pranon ultimatume e as zgjidhje të përkohshme për Ukrainën
lavrov
24/06/2026 - 17:37
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të mërkurën se shteti i tij i refuzon zgjidhjet “e përkohshme” për Ukrainën.

Ai theksoi se “kundërshtarët” e Kremlinit nuk mund të shpërfillin pafundësisht, siç tha, paralajmërimet e qarta të Moskës, kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë dhe të drejtave të rusishtfolësve në Ukrainë.

Duke folur në forumin “Primakov Readings” në Moskë, Lavrov e cilësoi të papërshtatshëm qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj Ukrainës dhe tha se vendi i tij nuk do të pranojë zgjidhje afatshkurta për konfliktin, as nuk do të mbështetet në garanci të marra vetëm me besim.

“Për Rusinë, kjo çështje ka rëndësi themelore dhe ne sigurisht që nuk do të humbim kohë me zgjidhje të përkohshme kalimtare, e aq më pak të pranojmë ultimatume të diktuara nga të tjerët”, tha ai, transmeton AP, përcjellë KosovaPress. “Kjo është e rëndësishme të mbahet parasysh nga disa figura në vendet në perëndim të Rusisë, të cilat po furnizojnë me armë regjimin e Kievit dhe njëkohësisht po përpiqen – me gjasë i kanë varrosur tashmë për vete rezultatet e Anchorage-it – të imponojnë vizionin e tyre për negociatat si një proces të formalizimit të kapitullimit të Rusisë”.

Lavrov shtoi se Moska mbetet e përkushtuar ndaj mirëkuptimeve të arritura në samitin e Alaskës ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump, por nuk përjashtoi mundësinë e negociatave tjera, me përfaqësues të siç u shpreh, palës tjetër.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm (për negociata). Por po e përsëris edhe një herë: kur ulemi në tryezën e negociatave, nëse pala tjetër ka ndonjë ide koherente, propozime ose njerëz kompetentë, ne nuk do ta marrim fjalën e askujt si të mirëqenë”, deklaroi ai. “Sot topi nuk është në fushën tonë, edhe pse ata po përpiqen gjithnjë e më shumë ta kalojnë atë tek ne nga një pozitë jashtë loje”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026