Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës (JMLINK) po konsiderohet si mundësi për rritjen e aftësisë së Kosovës për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ky Rrjet i cili u lansua sot është mundësuar nga Britania e Madhe dhe Njësia e Inteligjencës së Kosovës bashkë me Qeverinë e Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati se lansimi i këtij rrjeti është hap i rëndësishëm në përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë që lidhen me luftimin e pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmit.

Sipas tij JMLINK mundëson qasje proaktive në luftimin e dukurive të pastrimit të parave e financimit të terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave të Kosovës është projekt që do të forcoj aftësitë e përbashkëta për të adresuar kërcënimet që vijnë nga pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.

Teksa shprehur përkushtimin e ministrisë që drejton në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, Sveçla tha se krijimi i këtij Rrjeti po e vendos Kosovën në pozicion të fuqishëm për parandalimin e këtyre aktiviteteve kriminale.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves se mënyra e shtrenjtë e jetesës në Kosovë është shenjë se ndoshta ka pastrim të parave.

Sipas tij krijimit i Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave është mesazh i pastër se nuk do të lejohen aktivitetet kriminale në Kosovë të cilat e dëmtojnë ekonominë.

Flutura Blakçori-Xërxa nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës tha se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave është kërkesë kyçe për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Lajmi i plotë në sistemin me prapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024