Për të shtatin vit më radhë Rrjeti i të Drejtave të Njeriut publikoi raportin e Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut.
Në konferencën e mbajtur për lansimin e këtij raporti, drejtoresha ekzekutive e YIHR në Kosovë, Marigona Shabiu, tha se ky raport ofron një pasqyrë të disa mangësive institucionale në raport me të drejtat e njeriut. Ajo tha se ky raport është realizuar nga inputet e 42 organizatave që kanë të bëjnë me këto të drejta.
Ndërkaq zëvëndësavokati i Popullit, Basri Kastrati tha se ky raport ndihmon edhe në realizimin e raportit të këtij institucioni.
Ai shtoi se fokusi në grupe të ndjeshme siç janë personat me aftësi të kufizuara dhe të komuniteteve janë pjesa më e rëndësishme në këtë raport të përvitshëm.
Në fund shefi i të drejtave të Njeriut në UNMIK dhe Përfaqësuesi Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jeroeme Bouyjou tha se ky raport është lansuar në një kohë të karakterizuar me një ngadalësim politik që ka mundësi të çojë përpara mbrojtjen e të drejtave të njeriut.