Lansohet programi që mundëson pagesën e çerdheve për tri kategori të fëmijëve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga Banka Botërore
2 javë më parë
Linku u kopjua

Sot është lansuar pilotimi i Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme për kapitalin njerëzor të Kosovës”. Përmes këtij programi synohet rritja e përfshirjes në edukim të fëmijërisë të hershme për tri kategori të fëmijëve. Fëmijët e përfshirë janë fëmijët e familjeve me asistencë sociale, me nevoja të veçanta si dhe të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian.

Fillimisht ky pilotim përfshinë komunën e Prishtinës, Lipjanin, Gjilanin dhe Prizrenin me synim që brenda pak muajsh të shtrihet në gjithë komunat e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se përmes këtij programi synohet mbështetje e drejtpërdrejtë për fëmijët e familjeve nga skema sociale.

Duke shtuar se edukimi i hershëm rezulton me individë të suksesshëm, Kurti theksoi se programi do të mbuloj pagesën për çerdhe dhe transporte.

Sipas tij kërkesa zyrtare për këtë projekt është bërë që në dhjetorin e vitit 2022, ndërsa marrëveshja e finalizuar është nënshkruar më 28 qershor 2024.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci tha se me lansimin e këtij programi po hedhet hapi i parë konkret për mbështetje për fëmijët e familjeve me asistencë sociale për mundësinë në qasje në edukim të hershëm.

Sipas saj programi pritet të përmirësoj dukshëm qasjen e barabartë në shërbimet e arsimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga familjet me status të ulët socio-ekonomik.

Zëvendësdrejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Jane Millicent Sprouster tha se programi synon të përmirësoj qasjen në arsimin e hershëm për fëmijët e moshës 3-5 vjeç.

Në korrik të vitit 2023 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me të cilin rregullohet ofrimi i edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit, prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me këtë ligj, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025