Ky vit është më i nxehti në histori, tjetri mund të jetë edhe më keq
Lexohet për: 2 min.
temperatura
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një muaj deri në fund të vitit, dihet se në vitin 2023 bota do të arrijë ngrohjen globale prej rreth 1.4 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

Raporti i përkohshëm i WMO mbi gjendjen e klimës globale konfirmon se viti 2023 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar, me një diferencë të madhe krahasuar me vitin më të ngrohtë të regjistruar.

Në vitin 2016, bota ishte rreth 1.2 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale.

Sot, liderët botërorë u takuan në Dubai për samitin vjetor të klimës COP28 të OKB-së.

"Nivelet e gazit serrë janë në një rekord të lartë. Temperaturat globale janë në një rekord të lartë. Rritja e nivelit të detit është në një rekord të lartë. Akulli i detit Antarktik është në një nivel rekord të ulët," tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Megjithatë, rezultatet e raportit nuk nënkuptojnë se bota do të kalojë pragun afatgjatë të ngrohjes prej 1.5 gradë Celsius, për të cilin shkencëtarët thonë se është kufiri i sipërm për shmangien e ndryshimeve katastrofike klimatike, sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015. Për një skenar të tillë, ngrohja nivelet do të duhej të mbaheshin më gjatë.

Këtë vit, akulli i detit Antarktik arriti shtrirjen maksimale të dimrit më të ulët të regjistruar. Ishte rreth 1 milion kilometra katror më i vogël se në vitin rekord të mëparshëm.

Akullnajat e Zvicrës kanë humbur rreth 10 për qind të vëllimit të tyre të mbetur në dy vitet e fundit, thuhet në raport, ndërsa zjarret kanë djegur një sipërfaqe rekord në Kanada, e cila përbën rreth 5 për qind të sipërfaqes pyjore të Tokës.

Ndryshimet klimatike, të nxitura nga djegia e lëndëve djegëse fosile, të kombinuara me shfaqjen e fenomenit natyror El Nino në Paqësorin lindor, ndikuan në të dhënat e lartpërmendura.

Viti i ardhshëm mund të jetë më i keq, thonë shkencëtarët, pasi ndikimi i El Ninos ka të ngjarë të arrijë kulmin këtë dimër dhe të çojë në temperatura më të larta në 2024.

Rritja e temperaturave në Tokë ndikon në vdekjen e njerëzve me probleme mendore - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024