Ky shtet bëhet vendi i parë i BE-së që prezanton javën e punës gjashtë-ditore
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Greqia ka futur në mënyrë të diskutueshme një javë pune gjashtë-ditore për disa sektorë.

Legjislacioni, i cili hyri në fuqi në fillim të korrikut, synon të rrisë produktivitetin dhe punësimin.

Punonjësit e bizneseve private që ofrojnë shërbime 24 orë do të kenë mundësinë të punojnë dy orë shtesë në ditë ose një turn shtesë tetë orësh.

Ndryshimi do të thotë se një javë tradicionale 40-orëshe mund të zgjatet në 48 orë në javë për disa kompani.

Punonjësit e shërbimit ushqimor dhe turizmit nuk janë përfshirë në nismë.

Qeveria pro-biznesit e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka thënë se masa është edhe "miqësore për punëtorët" dhe "thellësisht e orientuar drejt rritjes".

Megjithatë, sindikatat e kanë kritikuar vendimin.

Giorgos Katsambekis, një pedagog në politikën evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin Loughborough, i tha faqes sonë partnere amerikane CNBC se ishte një "një hap i madh prapa" për një fuqi punëtore që tashmë po punon orët më të gjata në Bashkimin Evropian./Sky news

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024