Qytetarët në ditën e 53-të të protestës kundër investimit në Zvërnec
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Qytetarët në ditën e 53-të të protestës kundër investimit në Zvërnec
protesta1234
22/07/2026 - 20:27
Linku u kopjua

Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

Kërkesat e protestuesve vijojnë të mbeten të njëjta, duke kërkuar ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e Ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit po vijojnë marshimin me pankarta në duar në drejtim të Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha si dhe të kastës së vjetër politike, raporton ATSH.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke deklaruar se mobilizimi do të vijojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026