Ky është mbishkrimi që avokati Stojkoviq la në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati serb Çedomir Stojkoviq gjatë homazheve sot në Kompleksin Memorial në Prekaz ka lanë edhe një shkrim në këtë kompleks.

Shkrimi i është dedikuar vajzës shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra në vitin 1998 nga forcat serbe.

“E dashur Blerina, ju jetoni dhe do të jetoni gjithmonë”, ka shkruar Stojkoviq në gjuhën angleze.

Ai gjatë vizitës në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është njohur me historinë e familjes Jashari.

“Për neve është që ta tregojmë rrugën që të tjerë do të zgjedhin që ta ndjekin. Unë shpresoj se të dy popujt, nga Kosova dhe Serbia, rajoni e Ballkani do ta ndjekin këtë rrugë”, tha Stojkoviq në adresimin e tij të bërë në gjuhën angleze pas vendosjes së luleve te varri i Blerina Jasharit.

Stojkoviq më herët kishte paralajmëruar vizitën në Prekaz, duke pasur atë të politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht nga BIA pas kthimit të tij në Serbi vetëm pse nderoi familjen Jashari. /KosovaPress

Avokati serb Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024