Avokati serb Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit
Lexohet për: 1 min.
Stojkoviq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka bërë sot homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai me këtë rast te varri i Blerina Jasharit, e cila ishte shtatë vjet kur u vra mizorisht nga forcat serbe së bashku me familjen e saj, ka lënë edhe një mesazh. 

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal””, thuhet në mesazh e shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. 

Çedomir Stojkoviq kishte paralajmëruar më herët se do të vizitojë Kompleksin Memorial Adem Jashari”, pasi një gjë të tillë më herët kishte bërë edhe Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe pas kthimit të tij në Serbi./KosovaPress

Opozitari serb tregon torturat që ia bëri BIA në burg • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024