Ky është kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës
Lexohet për: 1 min.
25-Ky eshte
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi u eliminua sot nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ballkani tani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, ku edhe e ka mësuar kundërshtarin e parë.

Ballkanin e eliminoi sot në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve skuadra e UE Santa Colomas, ku kjo e fundit triumfoi me ndihmën e penalltive, raporton KosovaPress.

Tani, Ballkani do të garojë në Ligën e Konferencës, ku kundërshtarin e parë e ka nga Malta.

Kampioni i Kosovës do të përballet me kampionin e Maltës, Hamrunin. Ky i fundit u eliminua në penallti nga, Lincoln Red Imps.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 25 korrik në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Maltë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025