Kvaratskhelia pritet të mungojë në ndeshjen e Napolit kundër Atalantas
Sport
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Napoli konfirmon se Khvicha Kvaratskhelia është diagnostikuar me një tkurrje të muskujve ngjitës dhe sipas “Sky Sport Italia”, gjeorgjiani nuk do të jetë i gatshëm kundër Atalantas të shtunën.

Kvaratskhelia pësoi një lëndim muskulor gjatë fitores së Gjeorgjisë ndaj Greqisë në fillim të kësaj jave. Loja ishte historike për Kvaratskhelian dhe bashkatdhetarët e tij, të cilët u kualifikuan për herë të parë në Kampionatin Evropian, raporton KosovaPress.

Megjithatë, ai solli një lajm të keq për Napolin pasi pësoi një dëmtim gjatë lojës, siç konfirmoi Napoli me një deklaratë zyrtare sot.

Napoli tha se Kvaratskhelia iu nënshtrua testeve mjekësore pasi u kthye nga detyra ndërkombëtare, të cilat nxorën në pah një "kontrakturë të fortë të muskujve ngjitës në kofshën e majtë".

Reprezentuesi i Gjeorgjisë punoi në palestër dhe iu nënshtrua trajtimit sot.

Sipas “Sky Sport Italia”, Kvaratskhelia dëshiron të luajë kundër Atalantas, por mjekët e Napolit do të këshillojnë të mos ndërmarrin ndonjë rrezik për të shmangur dëmtimet e mëtejshme, kështu që 23-vjeçari pritet që të mos luajë kundër Atalantas të shtunën.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
71
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024