KV Ferizaj fiton aktin e parë të finales ndaj Lubotenit
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KV Ferizaj fiton aktin e parë të finales ndaj Lubotenit
New Project - 2026-04-27T165046.753
27/04/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Në një atmosferë fantastike në palestën "Bill Klinton", KV Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të serisë finale të "Playoff-it" kundër rivalit lokal, KV Luboteni.

Bardhekaltërit arritën të triumfojnë me rezultatin 3-1 me sete, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion të Raiffeisen Superligës A në konkurrencën e meshkujve.

Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe momente spektakolare, por KV Ferizaj u tregua më i saktë në pikat vendimtare për të siguruar epërsinë 1-0 në serinë e finaleve.

Me këtë fitore, Ferizaj tashmë ka avantazhin psikologjik për ndeshjen e radhës, ndërsa Luboteni do të kërkojë këndelljen për të mbajtur gjallë shpresat për trofeun e çmuar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026