Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Deputetët para se të shkojnë në pushim veror do të mblidhen të enjten me 27 korrik, ku do të shqyrtojnë pikat e mbetura nga e kaluara, kurse të premten më 28 korrik do të mbajnë seancën e re plenare, ku mes tjerash do të shqyrtohet Projektligji për pensionet dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën, sërish dolën në pah mospajtimet e mëdha ndërmjet pozitës dhe opozitës. Derisa mazhoranca u shpreh e vendosur për vazhdimin normal të punës së Kuvendit me agjendën legjislative, dy partitë opozitare, PDK dhe AAK po kërkojnë zgjedhje të reja, por formën si të shkohet tek kutitë e votimit e shprehën të ndryshme. Në PDK potencuan nevojën për shpërbërjen e Kuvendit, kurse nga AAK-ja thanë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti do të procedohet në Kuvend në shtator, pas pushimit të deputetëve.Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të marrin pjesë në votime në Kuvend deri kur të shpërbëhet ky institucion dhe të shkohet në zgjedhje të reja.
Por një debat të tillë po e sheh të panevojshëm shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qenë e implikuar në këtë audio-incizim me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kritik ndaj mazhorancës u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se nuk do t’ia bëjnë kuorumin pushtetit për votimin e ligjeve.
Krahas këtyre, Tahiri kërkoi sërish nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK që të përkrahin mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, por tha se nuk do ta rrëzojnë atë me vota të deputetëve të Listës Serbe.
Në anën tjetër, Kusari-Lila foli edhe për Ligjin për pagën minimale dhe kërcënimet e veteranëve se nuk do t’i lejojnë deputetët të hynë në objektin e Kuvendit, pas përjashtimit të tyre nga ky ligj.
Krahas këtyre, Tahiri nga PDK kërkoi që të respektohet e rregullorja e Kuvendit për thirrjen e seancave plenare, derisa nënvizoi nevojën që seanca e 13 korrikut të kthehet në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, pas kontestimit të tyre se e njëjta është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.