Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Anëtarësimi në këtë mekanizëm ndërkombëtar u tha se fuqizon pozitën e Kosovës dhe hap mundësi për sigurimin e njohjeve të reja. Megjithatë, partitë opozitare akuzuan mazhorancën se i ka zvarritur procedurat për t’i dhënë dritën e gjelbër kësaj marrëveshjeje.
Bordi i Paqes është një mekanizëm ndërkombëtar, i parashikuar në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025, që synon të mbikëqyrë administrimin e përkohshëm të Gazës dhe rindërtimin e institucioneve civile.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e përshëndeti këtë marrëveshje, duke theksuar nevojën e miratimit të saj.
Rëndësinë e miratimit të marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes e theksoi edhe deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, i cili kritikoi qeverinë për zvarritje të procedurave.Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, theksoi nevojën për miratimin e kësaj marrëveshjeje, duke e quajtur akt me rëndësi të veçantë.
Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli, ia adresoi meritat për anëtarësim ish-presidentes Vjosa Osmani.