Kuvendi mblidhet të enjten, shqyrton marrëveshje ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi mblidhet të enjten, shqyrton marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë të rregullt plenare.
Deputetët pritet të shqyrtojnë një sërë pikash, në mes tyre edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Këto u bën të ditura pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në takimin e sotëm u diskutua edhe çështja e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ku pati pasaktësi për masakrat gjatë luftës.
“Kemi trajtuar çështjen e ekspozitës. Këtu ka dështuar shteti. Janë dhënë disa qëndrime që do të rregullojmë procedurën e ardhshme të financimit nga Kuvendi”, tha ai.
Tahiri foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku mes tjerash kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për neglizhencë në këtë proces.
Lajmi i plotë në përditësim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.