Kuvendi ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të KPK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvendi ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të KPK-së
Kuvendi bajrmai1234
Foto Ilustruese
10/04/2026 - 15:27
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Arlinda Muqën si anëtare jo-prokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Muqa u votua nga 59 deputetë të Kuvendit.

Me zgjedhjen e Muqës është kompletuar edhe përbërja e re e Këshillit Prokurorial.

Muqa është zgjedhur anëtare nga radhët jo prokurore nga shoqëria civile.

Në garë ishte edhe Novitet Mezaj, i cili mori 24 vota të deputetëve, si dhe Artan Fejzullahu, për të cilin votuan vetëm tre deputetë.

Pas kësaj kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, mbylli  punimet e seancës së sotme plenare./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026