Kuti: Sulmi në Banjskë agresion kundër sovranitetit shtetëror
Lajme
Lexohet për: 3 min.
banjska
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vlerësuar se sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë ishte përgatitur për një konflikt më të gjerë dhe më të gjatë.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pasi ka zbuluar tabelën që shënon emërtimin e një rruge me emrin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra në Banjskë.

Kryeministri poashtu shtoi se Policia e Kosovës është multietnike dhe u shërben gjithë qytetarëve, derisa për kriminelët ka kërkuar të përballen me drejtësinë.

"Policia e Kosovës është polici multietnike, ajo u shërben gjithë qytetarëve por kriminelët e llojit të Radojiçiqit, Veselinoviçit e të ngjashmëve nuk mund të fitojnë, nuk mund të jenë të lirë në Kosovën demokratike, të pavarur dhe evropiane. Ata fitojnë tendera, ata sillen lirë në Serbinë autokratike pro-ruse. Përgjegjëse është Serbia andaj duhet të mbaj përgjegjësi dhe për këtë ne kërkojmë ndihmën e faktorëve evropian dhe amerikan, të perëndimit demokratik sepse Milan Radojiçiq dhe kriminelët e tjerë duhet t’i dorëzohen Policisë së Kosovës, autoriteteve të Kosovës dhe të përballen me drejtësinë. Pra plani ishte që të ndahet Kosova, plani ishte të aneksohet një pjesë e territorit. Dhe rënia e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë përkundrazi ajo është fitore e madhe e shtetit të Kosovës për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në mbrojtje të tërësisë territoriale. Kosova është një dhe e pandashme lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës”, shtoi Kurti duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës”, shtoi Kurti.

Kurti poashtu tha se në Kosovë policia dhe organet e sigurisë veprojnë në çdo cep dhe garantojnë ligjshmëri dhe rend publik për të gjithë.

Së bashku me Kurtin u deklaruan edhe dy policët që ishin së bashku me rreshterin Bunjaku në ditën e vrasjes së tij.

Polici Mirsad Kryeziu ka përshkruar 24 shtatorin e vitit 2023 duke thënë se terroristën nuk kanë arritur që ti zbatojnë planet e veta.

Ai shtoi se policia është e përgatitur për çdo sfidë me të cilën mund të ballafaqohen.

Derisa polici i cili ishte plagosur po atë ditë Alban Rashiti shtoi se kjo është puna e tyre dhe se përkundër kthimit të kujtimeve gjithçka vazhdon.

Në shënimin e një vjetorit të rënies së heroit, policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrin e punëve të brendshme Xhelal Sveçlën kanë vizituar familjen e tij.

Pas vizitës, krerët e shtetit bënë homazhe para varrit të tij në varrezat e Samadrexhës në Vushtrri.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, ambasadori i Amerikës në Prishtinë, Jeffery Hovenier, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, djali i Bunjakut dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Homazhe dhe vizitëa në familje zhvilluan edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

https://kosovapress.com/nderohet-heroi-afrim-bunjaku

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024