Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke e quajtur akt të ulët dhe i papranueshëm.
Ai ka shkruar në Facebook se drejtësia, duhet të vihet sa më shpejt në vend dhe veprime të tilla nuk duhet të tolerohen.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij.
“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai.Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar për KosovaPress se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.
Berisha përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se akte të tilla shëmtojnë pasqyrën tonë, qoftë si qytet, shtet e komb.