Specialisti ortopedik, Arbër Tolaj premton se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve
Lajme
Lexohet për: 4 min.
Specialisti ortopedik, Arbër Tolaj premton se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve
10 orë më parë
Linku u kopjua

SpecialiSpecialisti i kirurgjisë ortopedike, Arbër Tolaj, po synon për herë të tretë ulësen e Kuvendit të Kosovës, duke qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-Nisma.

Tolaj ka mbaruar për Menaxhim Shëndetësor dhe magjistraturën profesionale ortopedike. Në periudhën e luftës ka shërbyer si mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Arbër Tolaj i cili në listën e kandidatëve mban numrin 34,  premton se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në nevojë dhe kontributin e tij profesional,  do ta jap edhe më tej në Parlamentin e Kosovës.

“Qytetarët e mijë duhet të më votojnë për shumë arsye, por në aspektin profesional shëndetësor është arsyeja më e madhe tani sepse lufta ka përfshirë gjithë Kosovë, secili prej nesh kur ka dhënë kontribut në luftë e ka pas obligim moral, familjar, patriotik dhe kombëtar. Këtë e kam dëshmuar me dekada të tëra duke iu dal në ndihmë në shumë rrethana njerëzve e edhe palëve në nevojë sidomos në aspektin shëndetësor... Do të jem zë i fuqishëm për të gjithë qytetarët në nevojë ashtu siç kam qenë edhe në legjislaturën e shtatë”, potencon ortopedi.

Krahas fokusit në shëndetësi, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Arbër Tolaj thotë se fokusi kryesor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është futja e Kosovës në NATO.

“Kësaj radhe Aleanca është futur fuqishëm për ta çuar vendin drejt NATO-së. Jo vetëm motoja jonë e parë që është.. Kosova nëpërmes Aleancës në NATO kjo është një premtim i cili duhet të realizohet sepse aktualisht Kosova e dimë sa i përket çështjes së sigurisë nuk qëndron mirë për shkak të problemeve aktualisht që i kemi në veri”, thotë Tolaj.

Duke e vlerësuar gjendjen në shëndetësi si  të disfavorshme, Tolaj potencon se AAK synon përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Jemi fuqishëm të organizuar dhe duke punuar shumë në drejtim të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Në këtë rast fokusi im kryesor që i referohet edhe profesionit tim është mirëqenia dhe prosperiteti për gjithë qytetarët në aspektin shëndetësor duke filluar në implementimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore, kur dihet mirëfilli që Kosova ndër vendet e rralla në botë, mos të flasim në Evropë që nuk posedon sigurime shëndetësore”, theksoi specialisti i kirurgjisë së ortopedisë.

Gjatë intervistës për KosovaPress, ish-deputeti Arbër Tolaj tha se si AAK kanë përpiluar një strategji për sektorin e shëndetësisë, me qëllim që të dilet nga kriza me të cilën po përballet ky sektor.

“Fuqizimi fillon nga mjekësia primare, për momentin duhet secili qytetarë, çdo familje e Kosovës ta ketë mjekun e saj familjar varësisht lokalitetit ku jeton. Në mjekësinë primare do të ofrohen edhe shërbime të reja paliativ vizita shtëpiake 24 orëshe jo me ndërrim, këtu kemi të bëjmë më shumë me ofrimin e ndihmës për personat e moshuar të cilët nuk mund të lëvizin kanë nevojë për trajtim shtëpiak....Do të organizohen kujdestaritë 24 orëshe edhe në shërbim primar këto janë ato prioritet bazike të cilat do të bëjnë ndryshimet në mjekësinë primare dhe që qytetarët do të përfitojnë....Do të bëhet decentralizimi i QKUK-së do të thotë se edhe spitalet regjionale në këtë drejtim do të përfitojnë në aspektin financiar, do të jetë një linje e veçantë buxhetore... Veç e kemi një projekt-propozim konkret se si të dilet nga kjo formë e listë apo nga ajo krizë e kisha quajtur në formën që do të organizohet një sallë e veçantë, një anesteziolog permanent me stafin përcjellës me teknik të anestezionit dhe stafin përcjellës. Kjo linjë permanente do ta zvogëlon përbrenda 2 viteve komplet do ta eliminoj listën e pritjes sidomos për proteza”, shtoi Tolaj.

Specialisti i kirurgjisë së ortopedisë, Arbër Tolaj garon me numrin 34 në listën për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024