Kushtëzime për infrastrukturë, ASK tregon gjobat për refuzuesit e procesit të regjistrimit
Lexohet për: 2 min.
Kastrati-110524
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizata, dhe për rreth 17 persona fizikë individualë që kanë refuzuar të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë që ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2024.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në këtë institucion, Avni Kastrati, për KosovaPress thotë se procesi i regjistrimit po ecën sipas planit dhe deri më tash mbi 1.2 milion banorë janë regjistruar, ndërsa janë edhe mbi 330 mijë të tjerë nga diaspora.

Një muaj pas nisjes së regjistrimit të popullsisë, Kastrati thotë se janë regjistruar mbi 330 mijë qytetarë nga diaspora.

Sa i përket veriut të banuar me shumicë serbe, Kastrati thotë se deri më tani janë regjistruar mbi një mijë qytetarë pavarësisht presioneve nga Lista Serbe për bojkotimin e procesit.

Regjistrimi i popullsisë parasheh gjoba për qytetarët që refuzojnë të jenë pjesë e procesit e për të cilët Kastrati thotë se janë përgatitur dosje, por të cilat ende nuk janë bërë publike. Ai ka treguar se arsye e refuzimit ka qenë mungesa e infrastrukturës në vendet ku ata jetojnë.

Qyteti që prin me numër më të madh të qytetarëve të regjistruar pas Prishtinës është Ferizaj, por Kastrati pret që në fund të procesit qyteti i dytë me popullsi më të madhe të regjistruar në Kosovë të renditet Prizreni, pasi ky qytet në fillim kishte probleme me regjistrues.

Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Në këtë proces përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen mbi dëmet e shkaktuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë më 2011 dështoi të mbahej në katër komunat me shumicë serbe në veri, dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.  /E.Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025