Kushtet jo të mira për studim, rektori akuzohet se tentoi të manipuloi konkursin në Fakultetin Juridik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar që t’u plotësohen kushtet për studime. Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me gjendjen jo të mirë në Fakultetin e Bujqësisë, si dhe bibliotekat e njësive akademike. Studentët tashmë gati një vit kanë kërkuar nga dekani dhe organet drejtuese që të rinovohen këto hapësira, por se deri më tash nuk është bërë asnjë investim.

Parlamenti Studentorë theksuan se organet drejtuese të UP-së, nuk po i marrin seriozisht kërkesat e studentëve. Ata u shprehën se po dyshojnë edhe për manipulime në konkurset e fundit të Fakultetit Juridik.

Kryetari i Parlamentit Studentorë, Qlirim Hoti tha se gjendja e bibliotekave dhe Fakultetit Juridik, duhet të rregullohen për shkak se studentët më së shumti kalojnë kohën aty.

Ai tha se Universiteti i Prishtinës ka buxhet të mjaftueshëm, por se këtë buxhet po e shpenzon në hapësira tjera.

Po ashtu, Hoti shtoi se ka humbur fokusi për plotësimin e kërkesave të studentëve. Sipas tij, dekani po merret me manipulime në konkurset e Fakultetit Juridik.

Hoti tregoi se në fakultetin Juridik është punësuar një asistent në moshën 39 vjeçare, gjë që nuk e lejon statuti i universitetit.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
109
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024