A je gati të festosh shpirtin plot gjallëri të komunitetit tënd? Festivali më i madh në rajon, Sunny Hill Festival, është vetëm një muaj larg dhe Banka ProCredit është mbështetësja e tij më e madhe!
Për të dytin vit radhazi, me krenarinë dhe entuziazmin më të madh, Banka ProCredit mbështet Festivalin Sunny Hill, në cilësinë e sponsorit gjeneral. Si një festë e madhe ku do të performojnë artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht në industrinë muzikore, ky festival përfaqëson një gur themeli mbi të cilin bota njeh magjinë kosovare, sekreti i së cilës krijon yje botërore si Dua Lipa.
E për ty që nuk je klient – je një aplikim larg këtyre përfitimeve!
Argëtohu në Chill Zone të Bankës ProCredit
Këndi i fotove të pret i pari! I pajisur me një kabinë fotografimi të dizajnuar enkas për ty, ti mund të fiksosh disa nga çastet më të bukura bashkë me miqtë ose familjarët, si kujtime të përjetshme që i merr me vete.
E nëse nuk je njeri i fotove, pa merak! Banka ka planifikuar për ty lojëra të ndryshme që nuk do të të lënë duarthatë!
Tek zona e basketbollit ke mundësinë të shfaqësh aftësitë e tua me topin! Shëno pikë të shumta gjatë orës 18:00-19:00 dhe fito Iphone 14 që do jepet çdo ditë për personin që merr më shumë pikë. Ti mund të luash edhe gjatë orareve të tjera, por do të përfshihesh vetëm në shortin për dhuratën kryesore.
Krahas kësaj, këndi i grimit të jep mundësinë të reflektosh artistikisht atmosferën plot jetë të festivalit si dhe të marrësh pjesë në shortin e madh për të fituar një udhëtim për dy!
Përkrahja e padiskutueshme e Bankës ProCredit për Festivalin Sunny Hill shtrihet përtej shërbimeve financiare. Duke bërë bashkë vizitorë nga anembanë bota dhe duke krijuar një perceptim pozitiv mbi mikpritjen kosovare, Banka ProCredit është krenare të jetë sërish pjesë e një ngjarjeje të tillë që ka treguar se luan rol vendimtar në fuqizimin ekonomik, turistik dhe artistik të vendit.
Lehtë për ty – në Sunny Hill!