Zjarret po rriten në Kaliforni, banorët urdhërohen të largohen nga shtëpitë
Lexohet për: 2 min.
433
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra mijëra njerëz në Kaliforninë veriore janë urdhëruar të evakuohen pasi zjarret po rriten në të gjithë shtetin mes valës së të nxehtit.

Rreth 28.000 njerëzve iu tha të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi zjarri në Thompson shpërtheu këtë javë, sipas raporteve që citojnë Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (CalFire).

Moti i rrezikshëm i nxehtë, i thatë dhe me erë pritet të vazhdojë, me Shërbimin Kombëtar të Motit që parashikon se temperaturat mund të arrijnë në 47 gradë Celsius në disa zona në fillim të javës së ardhshme.

Qyteti Oroville, afër vendit ku filloi zjarri Thompson, anuloi festën e fishekzjarrëve të 4 korrikut dhe zyrtarët paralajmëruan banorët që të mos përdorin fishekzjarrë për të shmangur rrezikun e ndezjes së flakëve.

"Gjëja e fundit që na duhet është dikush që ka blerë fishekzjarrë dhe të dalë jashtë e të bëjë ndonjë marrëzi. Mos u bëni idiotë, të shkaktoni një zjarr dhe na krijoni më shumë probleme," , tha sherifi i Qarkut Butte, Kory Honea.

Honea tha se zona kishte parë katër zjarre brenda dy javëve të fundit dhe paralajmëroi se rreziku ishte larg nga fundi. "Ky është një sezon i keq zjarresh", shtoi ai.

Sezoni i zjarreve filloi kohët e fundit në Kaliforni dhe zakonisht zgjat deri në tetor. Përmasat dhe intensiteti i zjarreve në shtet janë rritur vitet e fundit.

Sasia e zonave të djegura gjatë verës në Kaliforninë veriore dhe qendrore u rrit pesë herë nga viti 1996 në 2021 krahasuar me periudhën 24 vjeçare më parë, të cilën shkencëtarët ia atribuuan ndryshimit klimatik të shkaktuar nga njeriu. /BBC

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024