Ushtria serbe kohëve të fundit po bën investime të mëdha, duke përfshirë stërvitjet në shumë nivele të ushtarëve dhe furnizimin me armë. Përveç kësaj, Serbia po arreston shqiptar me pretendimin për krime lufte, si shenjë hakmarrje pas zbulimit të disa rasteve të spiunazhit që i ka bërë BIA në Kosovë.
Kështu thotë hulumtuesi i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octapus”, Gurakuç Kuçi, në një intervistë për KosovaPress, teksa flet për taktikat që po përdor Serbia për të dëmtuar shtetin e Kosovës.
Përveç këtyre, gjatë intervistës Kuçi tregon se Serbia është angazhuar që kohë pa kohë të arreston persona të caktuar nga Kosova, duke pretenduar se kanë bërë krime lufte. Këto veprime, Kuçi thotë se Serbia po i bënë për t’u hakmarrë për arrestimet e bëra për spiunazh kohëve të fundit.
Për KosovaPress, hulumtuesi i lartë në Octapus, Gurakuç Kuçi thekson se spiunazhi i Serbisë është pjesë e krimit ndërkombëtar dhe është e krijuar nga kriminelët që nga fillimet e saj.
Krejt në fund, Kuçi komentoi mbishkrimet në veri “Mirë se vjen komandant”, për çka thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk mund të hyjë në Kosovë pa leje dhe se nuk do të tentojë të vijë.
Ai u shpreh se këto pankarta dhe të tjera të ngjashme, janë çështje serioze dhe të mirëmenduara të Serbisë për të ngritur ultranacionalizmin, kështu duke fituar përkrahjen nga populli serb për veprime kundrejt Kosovës.
https://kosovapress.com/komandant-vuciqi-ne-veri-svecla-po-e-presim-te-vije-mund-ta-vizitoni-ne-burg
https://kosovapress.com/vuciq-pretendon-pa-asnje-fakt-se-dronet-e-ngritur-ne-gjakove-jane-te-kosoves