Në finalen e Kupës së Botës, përveç yjeve në fushë nuk munguan as ata si spektator.
Beyonce dhe Jay-Z, ndryshe ‘familja mbretërore amerikane’ ishin ndër të pranishmit në MetaLife Stadium në New York të dielën mbrëma. Si zakonisht, reperi i njohur për publikun mbante në kokë kapelen Yankees.
Aktori i nominuar për çmimin Oskar, njëkohësisht ambasadori i Adidas, Timothee Chalamet u pa duke u puthur me të dashurën, modelen Kylie Jenner.
Kamerës nuk iu iku as tifozëria e familjes Beckham. Ish ylli anglez David, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Victoria dhe tre fëmijët e tyre: Romeo, Cruz dhe Harper.Afër familjes Beckham për të shikuar ndeshjen ishte dhe miku i tyre, aktori i njohur Tom Cruise, i cili ishte pjesë e ceremonisë hapëse.
Aktorja Anya Taylor-Joy, prindërit e së cilës janë të dy argjentinas dhe që kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj duke u rritur në Buenos Aires, Argjentinë, e ndoqi ndeshjen dhe kaloi momente të afërta e të përzemërta me bashkëshortin e saj, muzikantin dhe aktorin Malcolm McRae, i njohur nga seriali Daisy Jones & The Six.
Për shikuesit kosovar, ajo që na e tërhoqi më së shumti vëmendjen nga sikleti i lojës, ishte momenti kur kamera kapi yllin tonë të pop muzikës Dua Lipën me bashkëshortin Callum Turner. Çifti i sapomartuar dukeshin më të lumtur se kurrë./ KosovaPress/