Kusari-Lila kundër PDK-së: Shpërndarja e Kuvendit paksa e paimagjinueshme
Lexohet për: 1 min.
IMG_6398 (002)
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë kundër kërkesës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, duke thënë se një gjë e tillë është “paksa e paimagjinueshme”.

Ajo ka arsyetuar dështimin e sotëm të seancës plenare, e cila sipas saj ndodhi, me kërkesë të vetë iniciuesit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një datë tjetër.

Të paimagjinueshme e konsideroi shpërndarjen e Kuvendit, teksa Kusari-Lila përmendi numrin e deputetëve pjesëmarrës për debatin e sotëm parlamentar., duke thënë se pozita është e gatshme të vazhdojë mandatin deri në fund.

E pyetur se a ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe PDK -së për shpërndarjen e Kuvendit, Kusari-Lila ka mohuar një gjë të tillë. Ajo shtoi se numri i projektligjeve të miratuara, përfshirë edhe ato  ndërkombëtare, është gjithsej 244.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025