Kurti: Zvicra ka luajtur rol vendimtar në rrugëtimin tonë
Lexohet për: 2 min.
ZKM - 1 8 2023 (2) (002)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. Aty, Kurti tha ky shtet ka luajtur rol vendimtar në rrugëtimin e popullit të Kosovës.

Siç njoftoi Kryeministria, Kurti tha se Kosova është me fat që ka Zvicrën shembull se çfarë mund të arrijë një shtet.

“Kosova është me fat jo vetëm që ka Zvicrën si shembull se çfarë mund të arrijë një shtet, por edhe të krijojë lidhje të thella me atë vend. Zvicra ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin tonë. Së pari, ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për ata që ikën nga një prej krimeve më të këqija që njerëzimi ka parë. Mbi çerek milion qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë”, tha Kurti.

Aty, Kurti përmendi edhe disa shembuj konkret të shqiptarëve të suksesshëm që jetojnë në Zvicër, si dhe rrugëtimin e tyre profesional.

“Suksesi i zviceranëve me origjinë kosovare nuk shfaqet vetëm në ndeshjet e futbollit, si në rastin e Xhakës dhe Shaqirit, por edhe në formën e drejtorit të klinikës për kirurgji të zemrës në Universitetin e Cyrihut, si në rastin e Omer Dzemali, dhe në vendet e këshillave kantonale, si në rastin e Ylfete Fanajt”, tha ai.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës mbetët e përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me Zvicrën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025