Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e pashkëve ju dhuroftë paqe e begati
Lexohet për: 1 min.
kurti-132
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar sot pashkët besimtarëve ortodoksë, duke theksuar se do të vazhdojë kujdesi ndaj tyre.

Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë që festa e paskëve t’u dhurojë paqe, drejtësi e begati.

“Ne do të vazhdojmë kujdesin tonë për ju, besimtarë ortodoksë, dhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati, të gjithë juve, qytetarëve tanë.”, ka thënë Kurti.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbesimtaret-ortodokse-kremtojne-pashket/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025