Kurti tregon se çfarë foli me Macron për dialogun Kosovë-Serbi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti tregon se çfarë foli me Macron për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri Albin Kurti ka folur për qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë takimit në Paris, ai tha se është interesuar për KFOR-in e paqen dhe sigurinë në Kosovë por edhe për dialogun e zhvilluar në Bruksel.
Pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen.
“Presidenti Macron i kupton shumë mirë dinamikat në Ballkan, të cilat kanë të bëjnë me aktualitetin politik, por në anën tjetër natyrisht që kanë edhe elemente që janë si pasoja të zhvillimeve historike në rajonin tonë. Presidenti francez e kupton se siguria në Ballkan, nuk është e rëndësishme vetëm për integrimin e Ballkanit në BE por edhe vet sigurinë në Evropë. Është interesuar shumë për KFOR-in, NATO-n, paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në anën tjetër edhe për dialogun e zhvilluar në Bruksel, për çfarë ne e dimë se ka avancuar shumë meqenëse ka rezultuar me marrëveshje. Ne në Bruksel nuk kemi pasur veç dialog, kemi pasur edhe marrëveshje. Është një gjë tjetër që presidenti i Serbisë e ka pranuar marrëveshjen, por ka refuzuar ta nënshkruajë. Pra, është një lloj dyfytyrësie kur thua që e pranoj marrëveshjen, por nuk e nënshkruaj. Dhe unë besoj që problemet na lindën në pranverën e vitit 2023, para tri vjetëve, pikërisht atëherë kur u tha që po pranohet marrëveshja, po refuzohej nënshkrimi i saj”, tha ai.
Për dialogun në Bruksel, Kurti tha se e kanë diskutuar në veçanti në kuptim të zbatimit të marrëveshjeve. Ai po ashtu tha se kryeterroristi Milan Radojiq duhet të ju dorëzohet organeve të sigurisë dhe drejtësisë vendore.
Tutje, shefi i ekzekutivit u pyet edhe sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt, për çka tha se nuk ka probleme në praktikë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.